Berisha publikon 10 pikat: Rezoluta shkatërrimtare e PPE-së…

0
84

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar “shkatërrimtare për narkoshtetin e Edvin Mafisë”, Rezolutën e Kongresit të Partisë Popullore Europiane që u miratua njëzëri në Kroaci. Në një mesazh në Fb, Berisha thekson pikat më të forta të kësaj rezolute, e cila para së gjithash denoncon.

“Rezolutë shkatërrimtare e Partisë Popullore Europiane për narkoshtetin e Edvin Mafisë! Në rezolutë kërkohet, – shpjegohet Berisha, – Edvin Mafia dhe narkoministrat e tij në bankën e akuzës për krimin elektoral.

Denoncohet, kriza e rëndë politike që e ka rrokur vendin; mbjellja masive e kanabisit dhe trafiku i drogës; shteti i krimit dhe mbushja me kriminelë e posteve të të gjitha niveleve nga Edvin Mafia; mbështetet PD si forca e vetme politike që mund të integrojë vendin në BE.

Këtu më poshtë keni rezolutën e Partisë Popullore Europiane miratuar me unanimitet në Kongresin e saj të Zagrebit.”

10 pikat e Rezolutës së PPE-së për Shqipërinë: Rezolutë e Kongresit të Partisë Popullore Europiane.

• Duke mbajtur parasysh përfundimet e Këshillit Europian për Shqipërinë në 17-18 Tetor 2019 dhe Raportin e OSBE/ODIHR të 5 Shtator 2019;
• Duke njohur përkushtimin e fortë dhe të palëkundur të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH) për integrimin e Shqipërisë në Europë;
• Duke mbështetur angazhimin e BE për procesin e zgjerimit, mbi bazën e plotësimit të kritereve të anëtarësimit nga vendet aplikuese;
• Duke nënvizuar rolin mbështetës që luan procesi i integrimit për reformat, dhe duke mirëpritur përkrahjen që ky proces ka nga qytetarët e Shqipërisë;

Partia Popullore Europiane:

1. Duke vlerësuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut.

2. Risjell në vëmendje se adoptimi konsensual nga partitë politike, i një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përfaqëson një kusht të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe integrimin drejt BE-së.

3. Duke rikujtuar theksin e përsëritur nga ana e OSBE/ODIHR, të rëndësisë që ka vullneti politik për të garantuar zbatimin e të gjitha kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, bën thirrje për zbatimin e reformës elektorale, në dobi të demokracisë dhe të funksionimit të institucioneve demokratike qendrore dhe lokale në Shqipëri.

4. Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë; pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

5. Thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standartet europiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit dhe grupet kriminale që janë përfshirë në blerjen e votës dhe krime të tjera elektorale gjatë zgjedhjeve.

6. Shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë.

7. Nxit Shqipërinë që të ngrejë Strukturën e specializuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar; bën thirrje për nisjen e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar për vepra të ndëshkueshme nga procesi i vettingut.

8. Thekson domosdoshmërinë për rezultate bindëse në luftën kundër kultivitimit masiv dhe trafikimit të kanabisit dhe luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave; shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të kryejë hetime aktive, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe krim të organizuar duke nisur dhe përfunduar procedime kundër të gjithë autorëve përfshirë dhe politikanë dhe zyrtarë të lartë.

9. Bën thirrje për progres të prekshëm në reformën e administratës publike, si një nga çështjet kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj për integrimin në BE.

10. Mbështet Partinë Demokratike të Shqipërisë në përpjekjet e saj për të adresuar shqetësimet legjitime dhe aspiratën Europiane të popullit Shqiptar.

Partia Popullore Europiane është forca kryesore politike në Europë që ka grupin më të madh të eurodeputetëve në Parlamentin Europian, drejtuesit e BE si Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, drejtuesit e shteteve dhe qeverive kryesore në Europë, duke përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here