Absurde/ Kodheli ofertë qesharake për të rinjtë: Mos ikni nga Shqipëria se andej punohet dhe nuk ka shumë kafene!

0
120

Ish ministria e Mbrojtjes aktualisht kryetare e Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Mimi Kodheli, kohët e fundit po shfaqet studio më studio televizive në përpjekje të sforcuara, për të propaganduar Shqipërinë normale nën udhëheqjen e Rilindjes.

Këtë ka bërë edhe mëngjesin e ditës së sotme në televizionin `Ora`, por nga zelli i tepërt ka arritur deri aty, sa që t`ju bëjë të rinjve shqiptarë që largohen nga vendi një ofertë, sa absurde aq edhe qesharake.

Kodheli ju ka kërkuar atyre që të mos braktisin vendin e tyre, se në vendet ku shkojnë ata nuk ka kafe e shoqëri dhe vetëm punohet, kurse në Shqipëri ka të tilla sa të duash. Kodheli `harroi` që të thoshte se rinia shqiptare po braktis vendin pikërisht për faktin, se këtu nuk ka punë dhe jeta ju shkon rrugëve dhe kafeneve.
“Shqipëria është vendi më i bukur ku mund të rijnë e të jetojnë të rinjtë. Jashtë je një robot, punë, shtëpi dhe gjumë. Nuk ka kafe, miq dhe shokë, ka vetem punë. Cilësia e jetesës është më e mirë apo shërbimet publike, por nuk gjeni një vend që ka një orë larg liqenin, një orë larg detin apo malin, një hap kafen apo shokun tuaj, nuk ka vend më të dashur se Shqiperia. Ne kemi një mënyrë të jetuari që shumëçka nga bota perëndimore na rri ngushtë dhe ndryshe. Mendoj që ky është një vend që ja vlen mundi”, ka deklaruar Kodheli me seriozitet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here