Standard.al

Skandal/ Studentët e Filologjikut habisin me përgjigjet e tyre, “Lahuta e Malcis”e shkruar nga Migjeni…(video)

0

Pak ditë pas përfundimit të eventit më të rëndësishëm të Librit në Shqipëri, Panairit “Tirana 2019”, të rinjtë shqiptarë duket se kanë shkuar vetëm për të bërë foto, sepse për letërsinë nuk ia “thonë” fare.

Studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë nuk e dinë kush e ka shkruar Lahutën e Malcisë, duke aluduar mes Kadaresë dhe Migjenit.

Kamera e emisionit “Vizioni i Pasdites” shkoi pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku pyeti disa nga studentet nëse lexojnë dhe iu ka bërë një rreng, për të kuptuar sa i njohin ata, autorët e huaj apo shqiptarë si dhe titujt e tilbrave. Përgjigja e tyre do t’ju lërë pa fjalë….

Disa nga përgjigjet e studentëve:

1.

Gazetari: Po librin “Lahuta e Malcis” nga Kadare e lexuat këtë vit në panair?

Studentja: Këtë vit në panair jo, e kam lexuar që në shkoll të mesme kështu që jo…

Gazetari: Po “ Lahuta e Malcis” nga Kadareja është shkruar apo…?

Studentja:  Nuk është shkruar nga Kadareja, më duket është shkruar nga Migjeni…

2.

Gazetari: Këtë “Lahutën e Malcis” të Kadaresë e ke lexuar?

Studenti :  Po e kam lexuar dhe pse nuk është autori im i preferuar….

Për më tepër ndiqni videon:

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.