Standard.al

Shpërthen Ylli Rakipi: Ambasadori Soreca, një keqbërës në Shqipëri. Borchardt, një ambasador qesharak

0

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në studion e ABC News, me Mirela Milorin, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Rakipi tha se institucioni i fundit që ka mbetur pa marrë nga regjimi është Presidenti i Republikës dhe lufta e madhe e mazhorancës, bëhet për ta marrë edhe këtë institucion.

Rakipi tha se ndërkombëtarët janë bërë palë me qeverinë dhe se disa prej tyre, si Borchard, sherbejnë në një nivel mjaft qesharak, duke treguar si shembullin faktin se ky ambasador i tregoi gishtin e mesit protestuesve.

“Meta është institucioni i fundit që ka mbetur në këtë gjendje që është Shqipëria, në këtë regjim që po instalohet plotësisht. Ka mbetur vetëm institucioni i Presidentit, i pa marrë nga regjimi. Ky regjim po instalohet edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, të cilët me dashje, pa dashje, apo qëllime të tjera që përflet kryetari i shtetit, qëllime korruptive, janë bërë palë me regjimin, një pjesë e tyre.

Jemi në një moment ku, një vend po pushtohet dhe ka mbetur copëza. Gjëja më e madhe që ka mbetur është Presidenca, që ata nuk e kanë ende.

Po ta vësh re, sekretari i përgjithshëm i PS, tha të fusim presidentin në shina, sepse për ata, Meta nuk është në shinat e regjimit të tyre.

Kushtetutën kush e ka? Kush e thotë të vërtetën e Kushtetutës? Balla me Ramën?

Të vijmë tek ndërkombëtarët, Borchard është një njeri që duhet largohet urgjentisht nga territori i Republikës së Shqipërisë, i ka treguar gishtin qytetarëve, është bërë një me mazhorancën dhe është bërë me qeverinë. E dini sa gëzohen disa ambasadorë kur emërohen në Shqipëri? Borchard është një ambasador qesharak, pjesë integrale e regjimit.

Nuk e kam dëgjuar asnjëherë të pipëtijë për asgjë në këtë vend.

Për mua edhe ambasadori Soreca, është një keqbërës në Shqipëri. Keni dëgjuar të thotë ndonjëherë, Shqipëria është e mbushur me kanabis? A e ka parë ambasadori Soreca, që Shqipëria që është kthyer në një vend të rëndësishëm të trafikut të drogës, që Shqipëria është në këto nivele skandaloze? “, u shpreh Rakipi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.