Standard.al

Premiera e filmit të Bes Kallakut/ Emocionon aktori me dedikimin rrënqethës…

0

Filmi “Falco” (‘Skifteri’) i Bes Kallakut po përjeton një suksesi në ngjitje, që nga momenti i premierës së tij dij ditën e djeshme në kinematë e kryeqytetit, me rekorde spektatorësh që në 24 orët e para.

Por kur kanë kaluar pikërisht 24 orët e para, për Bes Kallakun ka qenë një moment reflektimi. Ai ka publikuar një fotografi në profilin personal në rrjetet sociale, ku shfaqet me familjen tij të re, Xhensilën dhe vajzën e tij Ajka, ku kjo e fundit duket se ka rrëmbyer të gjtihë shkëlqimin e këtij suksesi.

Besi ka shfrytëzuar që në rastin të falenderojë të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe mbështetur në mënyra të ndryshme në rrugën e këtij suksesi të filmit “Falco”, mes të cilëve, ekipin e xhirimit, stafin, aktorët, por edhe pjesëtarët e familjes së tij, deri edhe Ajkën, të cilës madje i ka kërkuar falje për kohën e pakët që ka patur në dispozicion për të qëndruar me të, pikërisht për shkak të xhirimit të filmit.         

“Nuk do them thjesht faleminderit, por do them Zoti ju rujt secilin prej stafit, ekipit, aktoreve, atyre qe u bene bashkepuntoret e mi.

Nese un hedh hapin e pare per dicka, ajo eshte hapi im i dyte qe me jep sigurine dhe mbeshtetjen se nuk jam i vetem ne endrren time dhe ne qellimin tim. Pa ndonje qellim endrrat ngelen thjesht endrra. Xhensila ime flm.

Shum mire mund te them qe ky eshte filmi im. Por un nuk do isha sot duke promovuar kete film, nese nuk do ishte familja ime prinderit e mi motren time qe gjithcka kane dashur eshte kjo dite, pa Ijen time qe cdo dite te filmit me uronte se gjithcka do shkoje sic un kam zemren. Nuk do isha ktu pa tgjith ata qe kam punuar dhe mesuar, me cilindo, mirenjohje.

Zoti rujt secilin qe me ka dhene cdo ndihme.

Ju kam borxh te gjithve por me shum i kam borxh vajzes time qe per shkak te ktij filmi per rreth 4-5 muaj nuk e rikuperoj dot kohen e humbur nuk isha aty kur qendroi vete ne kembe pa e mbajtur une, edhe as kur thirri “ O Baba”. Kshuqe duhet me nis tjetrin, per filmin tjeter po flas????.

Ju jam mirnjohes, perulsisht. Lavdia eshte e Zotit. Sado qe rritem ne sukses, rritem ne perulesi. Bes Kallaku. Zoti ju rujt”, shkruan Besi pwrkrah kësaj fotografie.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.