Lleshaj i kërkon Ramës ti rrisë rrogën: Roja në Kosovë merr më shumë se unë!

0
100

Sandër Lleshaj nuk duket i kënaqur nga paga që merr si Ministër i Brendshëm.

Madje ai është ankuar ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku ka habitur jo pak ndërsa ka deklaruar pagën e tij të vërtetë.

Ai tha përpara anëtarëve të komisionit se merr 900 euro rrogë sa roja i homologut të tij në Kosovë.

 

Lleshaj tha se këtë e ka mësuar në një takim me ministrat e Ballkanit që me sa duket veç çështjeve të rëndësishme për të cilat flasin, diskutojnë edhe problemet e rrogave

‘Me këtë buxhet nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë. Sigurisht që duhet rritje dhe do parashikohet në 6 mujorin e dytë.

Gjatë një takimi që pata me ministrat e Ballkanit mora vesh se roja i Ministrit të Brendshëm të Kosovës tha se merrte 900 € pagë.

Roja atje merr aq pagë sa kam edhe unë’, tha Lleshaj në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here