Koncesioni Orikum-Llogara dhe Milot- Balldre shqetëson ndërkombëtarët

0
104

 

 

“Vjedhja” përmes koncesionit Orikum-Llogara shqetëson ndërkombëtarët

 

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit të Tranzicionit 2019-2020 është treguar ditët e fundit e ashpër ndaj projekteve me partneritet publik privat (PPP), që ka ndërmarrë gjerësisht qeveria shqiptare. Banka ka paralajmëruar se këto projekte mund të kenë kosto sociale, ekspozojnë qeverinë ndaj rreziqeve dhe për më tepër u janë dhënë pa konkurrencë firmave që kanë kapacitete të ulëta financiare, në raport me madhësinë e projektit.

“PPP-të e mëdha të diskutueshme vazhdojnë të jepen, veçanërisht në sektorin rrugor (për shembull seksionet Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara), pa një nivel të mjaftueshëm të analizës kosto-përfitim dhe konkurrencë në procesin e tenderit. Kjo rrit koston e mundshme sociale dhe e ekspozon qeverinë ndaj rreziqeve të zbatimit, duke pasur parasysh gjithashtu mungesën e përgjithshme të të dhënave dhe situatën financiare të ofertuesve të zgjedhur, në raport me shkallën e projekteve të tenderuara”, tha BERZH.

 

Arsyet e shqetësimit

Po pse shqetësohen kaq shumë ndërkombëtarët me koncesionet shqiptare të rrugëve? Përgjigja është e qartë: ato janë një përpjekje e hapur vjedhjeje, korrpusioni dhe pastrimi parash nga ana e qeverisë shqiptare. Kështu psh sa i takon koncesionit të rrugës Orikum-Dukat, ligji dhe kontrata janë propozuar, hartuar dhe miratuar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës; është shkelur parimi i konkurrencës së lire; është shkelur barazia përpara ligjit; cënohet interesi publik; cënon financat e shtetit; nuk ka pasur transparence; nuk ka pasur bazë ligjore konkrete për negocim të kushteve; nuk ka pasur vlerësim të qartë ekonomik; nuk ka pasur studim fizibiliteti të plotë; nuk është dhënë miratim nga Ministria e Financave; nuk ka përllogaritje të efekteve të këtij investimi në ekonomi; projektligji për koncesionin nuk është shqyrtuar nga komisionet e ligjit dhe veprimtarive prodhuese.

 

Shkelja e pastër

Megjithatë, koncesioni u miratua me ligj të posaçëm dhe iu dha kompanisë Gjikuria, e cila kishte paraqitur propozim të pakërkuar për ndërtim dhe mirëmbajtje për 13 vjet. Kostoja e rrugës rreth 14 kilometra, sipas studimit fillestar të fizibilitetit ishte 50 milionë euro.

Çmimi i dakordësuar midis palëve në vlerën prej 67.359.926 euro është 16.784.906 euro më i lartë se kostoja e projektit të publikuar nga vetë autoriteti kontraktor për konkurrim.

Kush i merr këto miliona euro? Nuk nevojitet një zgjuarsi e veçantë për ta kuptuar….

 

Vijojnë ndërkombëtart

Edhe pak ditë më parë, në një tjetër raport, BERZH, rendiste si një prej arsyeve të rishikimit në ulje të performancës ekonomike edhe “risqet e brendshme të lidhura me detyrimet e mundshme që rrjedhin nga programet e Partneriteteve Publike-Private, që u mungon transparenca dhe përgjegjshmëria”! Sipas Bankës, qeveria duhet të përqendrohet në përmirësimin e standardeve të qeverisjes fiskale dhe publike, përmirësimin e sjelljes së partneriteteve publike-private (PPP) dhe forcimin e institucioneve dhe sundimit të ligjit.

Banka the se mjedisi i biznesit mbetet i vështirë, me Shqipërinë që u rendit në vendin e 82-të nga 190 vende në raportin e Bankës Botërore Doing Business 2020, duke rënë 19 vende nga një vit më parë.

Raporti gjeti se firmat shqiptare kanë pagesat më të mëdha informale në rajonin e Europës.

Në kampionin e marrë në analizë mesatarisht 0.8 për qind e xhiros në vendet e BERZH shkon për pagesa informale. Kjo shifër varion nga 5 për qind në Sierra Leone në gati 3 për qind në Shqipëri (niveli më i lartë në rajonin e BERZH) në më pak se 0.01 për qind në ekonomitë e avancuara, Estoni dhe Letoni. Mesatarja e gjithë rajonit të BERZH u tkurr nga 0.9 për qind një dekadë më parë në 0.4 për qind në 2019 duke pasqyruar përmirësime në klimën e biznesit.

——-

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here