Gazetari zbulon skandalin!! Dy “bosa” njeri deputet dhe tjetri drejtor…

0
175

Nga Telnis Skuqi

RROFTE RILINDJA!
«Energjia nuk mund të vazhdojë të paguhet më vetëm nga Ju dhe Ju s’mund të mbani më në kurriz, me paratë Tuaja, edhe ata që nuk paguajnë apo vjedhin energjnë», – tha disa vite më parë, Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë.

Kaq mjaftoi që shumë të varfër të shkoninn në burg për shuma tepër qesharake, madje shumë njerëz u vetflijuan, sepse nuk kishin fuqi financiare për të paguar, ndërsa në Sarandë ndodhi krejt e kundërta.

Dy “bosa” njeri deputet dhe tjetri drejtor, që të dy me poste të rëndësishme sot, jo vetëm që nuk iu hyri gjëmbë në këmbë, por denoncuar dhe burgosën të varfër nga Saranda, sepse nuk kishin “money”, ndërsa ata rezultojnë debitor qysh prej vitit 2012.

Dokumentat që po publikoj është një provë e pakundërshtueshme, se si deputeti socialist, Alket Hyseni dhe drejtori i ujësjellësit, Sheme Lulo, figurojnë debitor pranë kompanisë së OSHEE, madje vazhdojnë të mos paguajnë asnjë qindarkë edhe sot e kesaj dite.

Fatura me numër kontrate familjare GJ0A010032096524, me emrin te konsumatorëve Sheme Lulo dhe Alket Hyseni, rezulton si fatura më e keqe për OSHEE.
Ata i detyrohen kompanisë deri tani 1,763, 830.44.

Sipas burimeve zyrtare nga OSHEE, kompania e ka pasur të pamundur të detyroj konsumatorin të respektoj kontratën.

– “Ndihem i turpëruar si punonjës i OSHEE, sepse nëse unë nuk paguaj kompania e mban direkt nga paga ime, ndërsa këta dy “bosa” jo vetëm që nuk kanë paguar qysh në vitin 2012, por OSHEE nuk ka bërë asnjë veprim për ta frenuar, apo të paktën të ndërpres energjinë elektrike. Për ta jeta vazhdon”, shprehet një punonjës që preferoj te ngelet autonim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here