Flet Besnik Muça dhe rendit arsyet pse e shkarkuan!!!! Mosdeklarimi i një banese, të ndërtuar në vitin 1985!!!

0
180

 

Anëtari i shkarkuar tashmë i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi ka folur pas vendimit të KPA që e largoi nga sistemi gjyqësor. Muçi falënderoi gazetarët që kanë ndjekur çështjen e tij dhe dha shkaqet se përse Kolegji i Posaçëm i Ankimimit vendosi shkarkimin e tij. Ai gjithashtu tha se se nuk do të largohet nga zyra dhe se do të vijojë detyrën si anëtar i kësaj gjykate.

“Të nderuar gazetarë më lejoni së pari të shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë ju që keni ndjekur me vëmendje procesin tim të rivlerësimit. keni pasqyruar me realizëm të gjitha të dhënat, faktet, përjashto ndonjë gazetar që ka shpifur në mënyrë të vazhdueshme, juve sinqerisht ju falënderoj sepse i treguat publikut se cila ishte situata ime në procesin e rivlerësimit. Shkaku i parë i ankimit është diferenca financiare të 4 vitet, 2003-2006 në shumë e 6 mln lekë të vjetra. Të llogaritura sipas Komisioneri Publik dhe të pranuar nga KPA në kundërshtim me ligjin.

Shkaku i dytë është mosdeklarimi i tokës bujqësore që bashkëshortja ime ka marrë në pronësi në vitin 1991. Bashkëshortja ime është larguar nga familja para 22 vitesh, është një pasur me burim të ligjshëm.

Shkaku tjetër i ankimit ka qenë mosdeklarimi i një banese, të ndërtuar në vitin 1985, të ndërtuar nga familja e bashkëshortes, kur ajo ka qenë e mitur. Ai truall 170 metër në atë fshat e ka sot vlerën 200 mijë lekë. Një shkak ankimi për 40 mijë lekë të vjetra.

Të tjera shkaqe ankimi ishin huatë e marra nga familja ime. Huaja e marrë nga babai, vëllai e motra ime, nga xhaxhai im, 400 mijë lekë të reja, të cilat unë i provova tej çdo ndryshimi. Deklarova që familja ime ka pasur të ardhura të tjera përveç tokës bujqësore”, deklaroi Muçi, i cili më pas shpjegoi se pse nuk do të largohet nga zyra dhe se pse do të vijojë detyrën si anëtar i kësaj gjykate.

“Neni 130 i Kushtetutës thotë që në momentin që kam bërë betimin e kam humbur statusin e prokurorit, në këtë moment KPA nuk ka pas kompetencë të vijojë cështjen time. 

Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror, unë nuk jam më subjekt i KPA.

Mbarimin e mandatit tim e thotë Kushtetuta, e konstaton gjykata kushtetuese me ndryshimet e fundit. Nga momenti i dekretimit, njoftoi KLP, i cili e ka njoftuar për dekretin dhe betimin, Ibrahimi me një veprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetjër ka pas detyrimin ligjor të konstatojë mbarimin e mandatit si prokuror.” tha Muci për mediat, menjëherë pasi KPA vendosi shkarkimin e tij, duke mos kaluar shkallët vlerësuese të vettingut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here