Standard.al

E zbulon gazetari: Ja cila ambasadë shantazhoi zëdhënësin e Presidencës

0

“Zëdhënësi i im, Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj në Tiranë’ Kështu është shprehur Presidenti Meta me anë të një reagimi në rrjetet sociale.

Bledian Koka, mendon se ambasada për të cilën Presidenti Ilir Meta tha se shantazhoi zëdhënësin e tij, Tedi Blushi është ambasada italiane

“Nga informacionet që unë kam nuk bëhet fjalë për ambasadën amerikane. Reagimi i Presidentit ishte një status që linte të kuptohej se mund të ishte për cilëndo ambasadë. Me shumë gjasë ka të bëjë me ambasadën italiane. E akuzoi si një mik i Agaçit dhe një ambasador në ikje. Të gjitha referencat që ka bërë zoti Blushi që është zëdhënësi i Presidentit të Republikës, jo Tedi Blushi miku ynë gazetar i dikurshëm, mendoj që referencat më të forta në status kishin të bënin me ambasadorin në ikje Alberto Cutillo. Në informacionin që unë kam me shumë gjasë nëse ka patur ndonjë kërcënim, se edhe kjo mbetet për tu parë nuk mund të merret e mirëqenë, është fjala e presidentit përballë tonës, mendoj se kjo situatë i referohet ambasadës italiane dhe aspak asaj amerikane”, tha Koka në Ora News.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.