Standard.al

Detaje nga biseda me kreun e Shtetit/ Nishani flet për “fakte tronditëse”

0

 

Pas takimit prej 30 minutësh në Presidencë, ish-presidenti Bujar Nishani ka dhënë detaje nga biseda me kreun e Shtetit, Ilir Meta, për të cilën ka theksuar se është tronditur nga disa fakte që lidhen me kapjen e sistemit dhe infektimin e rëndë të pavarësisë dhe profesionalizmit të Gjykatës Kushtetuese.

“U njoha me cështje të pabëra ende publike nga na e presidentit që tregojnë për një tendencë për të minuar institucionin e presidentit dhe besueshmerinë e proceseve shtetndërtuese në vend ndaj e mbështes plotësisht presidentin në qëndrimin e tij kushtetues në mbrojtje të integritetit të atij që është si një proces që shqiptaret po e mbajnë gjallë besimin, reformën në sistemin e drejtësisë, por mbi të gjithë respektin ndaj shtetit të së drejtës”, tha Nishani për gazetarët pas takimit.

I pyetur se per cfare faktesh behet fjale, ish-presidenti ka dhene kete pergjigje: “I takon presidentit ti bëjë publike gjërat, por besoj që cdo veprim dhe përfshirje janë në kompleksitetin e tyre të lidhur me minimin e procesit që ka ndjekur presidenti dhe duhet të kemi të nevojshëm që është ndërtimi i shtetit të së drejtës”.

I pyetur për reagimet e ambasadave në vend, ish-Presidenti ka thënë se nuk bën komente mbi asnjë deklaratë ambasadori.

“Nuk bëj komente të asnjë ambasadori, respektoj statusin diplomatik të cdo selie diplomatike dhe ambasadori në vendin tonë, ashtu si për mua është shumë e rëndësishme që mbi gjithçka duhet të respektohet kushtetuta e vendit dhe ligjet e këtij vendi”.

Takimi i sotem vjen ne vijim te turit te konsultimeve qe ka nisur presidenti Meta me ish presidentë të vendit, për të diskutuar për krizën që ka përfshirë politikën dhe përplasjen për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Burime bënë me dije se pas takimit te ores 12:00 me ish presidentin Nishani, Presidenti Ilir Meta do të takohet në orën 18:00 pasdite me ish-Presidentin Bamir Topi.

Nje dite me pare kreu i shtetit priti ne Presidence ish-kryeministrin Sali Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.