Standard.al

Tronditet Euro2020! Hije skandali dhe falsifikimi në shortin që do të hidhet në Bukuresht!

0

Shorti për fazën finale të Euro2020, i parashikuar më 30 nëntor, ka bërë që të shpërthejnë polemikat mes lojtarëve dhe mediave në Belgjikë dhe Holandë, dy vende që e njohin grupin e tyre dhe kundërshtarët me të cilët do të përballen!

Duke qenë se 12 vendet që do të presin kampionatin ishin paraktuar më herët në grupe në rast kualifikimi, duke parë dhe rregullat që nuk lejojnë disa vende të ndeshen mes tyre për motive politike apo diplomatike, Belgjika i njeh që tani dy nga tre kundërshtarët që do të ketë përballë në verë: Danimarkën dhe Rusinë. “Për mua është një formë falsifikimi e veprimtarisë”, ka akuzuar mesfushori belg, Kevin de Brujn për një tv holandez. Lojtari i Mançester Sitit rregullat e ndarjes së grupeve i ka etiketuar thjesht skandaloze.

E përditshmja belge “Le Soir”, nuk ka qëndruar më pas. “Emri i rivalit të tretë të Belgjikës do të ndahet mes Finlandës dhe Uellsit. Kjo do të jetë arsyeja e vetme e udhëtimit të trajnerit të Kombëtares në Bukuresht,” shkruan gazeta. Polemika dhe në Holandë, ku e përditshmja “De Telegraaf”, ka marrë një prononcim të trajnerit Ronald Kuman, që ka thënë: “Nuk e kuptoj aspak këtë format të ri”. Holanda e njeh që tani një prej rivalëve, e cila është Ukraina.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.