Standard.al

Taksë për të hyrë në Tiranë/ Ylli Dylgjeri: Kjo tarifë duhet të fillojë nga ty Kryetar, Ti je i ardhur, ose… të të priten majat e këpucëve

1
Nga:
Ylli Dylgjeri

 

Tu priten majat!

Ne anglinë e fundshekullit të 18-të prodhimi ekonomik po rritej në përmasa te mëdha. Shkëmbimet tregtare, dhe te ardhurat nga vendet koloniale e kishin rritur nivelin e jeteses kudo(skishin filluar ende PPP-te). Fshati dhe prodhimet bujqesore kishin pasuruar feudalet. Në shume raste te ardhurat e tyre ia kalonin edhe princeve te oborrit mbreteror londinez. Shpenzimet per luks e qef nuk kishin llogari. Djemte e feudaleve sipas zakonit zbrisnin ne fundjave ne Londer shkonin per te festuar ne party ne Oborrin e Mbretit. Kerkonin te benin edhe sherbime plus. Shkembeheshin e njiheshin edhe me vajzat e oborrit. Njohjet sollen lidhje martesore. Por keto lidhje ishin te papranueshme e te palejueshme per gjakun mbreteror! Jo se Londra po mbipopullohej apo skish mundesi sherbimesh e trafiku, por, djemte e fshatareve po u merrnin çupat e Oborrit. Po perzihej gjaku!
Mbreteria u vu ne alarm. Duhej frenuar! Duhej ndaluar shpejt! Duhej vepruar.
Atehere, si ta pengojmë? Mendjet e ndritura konservatore te keshilltareve u vune ne levizje e i propozuan Mbretit:

Ligj…
Pranohen te qarkullojne ne Londer, te hyne edhe ne Oborrin mbreteror, djemte nga fshati, por… te porta
e madhe e Oborrit tu priten majat e kepuceve. Ishte moda e kepuceve me maja perpjete qe si fillim i mbathen vetem princerit e oborrit…
Mu kujtua sot kjo histori kur degjova Kryebashkiakun Velija sot ne nje komision parlamentar qe:
paralajmëron taksë të re: Kush vjen në Tiranë duhet të paguajë

Kryebashkiaku Erion Veliaj përballë komisionit parlamentar të ligjeve ditën e sotme kërkoi një ligj special për Tiranën duke pranuar se nuk është në gjendje të përballojë ritmin e shtimit të popullsisë dhe trafikun që shtohet për ditë.
Duke kërkuar një ligj special ashtu siç e kanë disa kryeqytete Evropiane, Veliaj paralajmëroi një tarifë për të gjithë ata persona që e përdorin Kryeqytetin për të marrë shërbimet që ofron.
Sipas Veliajt, të gjithë personat që kërkojnë të hyjnë në Tiranë për të përdorur shërbimet që ofron kryeqyteti duhet të paguajnë.

Ne fund, duke i kujtuar Ligjin e Mbreterise Londineze, do Ti thoja Kryetarit qe kjo tarife duhet te filloje nga Ty,
Ti je i ardhur, ose Te priten majat!

1 Comment
  1. qytetari says

    “Ça majash ti presesh ketij dobicit te ahmadin nexhadit,ky te prere e ka”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.