Standard.al

Shpërthen pedagogu: Festivali i RTSH! Kanceri Grabocka dhe tumori Ciko e minuan dhe e shkaterruan kete institucion te ndertuar me gjakun

0

 

Ende vijojnë kritikat ndaj Festivalit të 58 të RTSH-së. Së fundi pedagogu i Arteve, Enis Mullaj ka ‘shpërthyer’ ndaj drejtuesve të Festivalit të Këngës në RTSH, Vera Grabockas dhe Zhani Cikos pasi shprehet  “ky i sivjetshmi vetëm festival që nuk është”. Ai e quan këtë festival të kthyer në një “KÇK” pra “kap ç’te kapësh”  dhe sulmon hapur Vera Grabockën dhe Zhani Cikon, pasi sipas tij shkelën standardet e këtij spektakli.

“Ky festival do zhvillohet ashtu si jane zhvilluar dhe 57 festivale te tjere ne RTvsh, por kete vit ndryshimi i vetem eshte qe kanceri me emrin Grabocka dhe tumori me emrin Ciko e minuan dhe e shkaterruan kete institucion te ndertuar me gjakun dhe sakrificen; punen dhe vuajtjet, terrorin, persekutimin dhe internimin e shume artisteve, kengetareve dhe kompozitoreve nder vite.”, shprehet ndër të tjera ai.

Në fund të shkrimit ai shprehet: “Ky i sivjetshmi mund te jete cte doje, por nuk eshte festival! Kjo eshte dasma e azilit, dasma e pleqve , Grabockes dhe Cikos.”

Reagimi i plotë:

Gjithcka u kuptua kur ne portalet e ndryshme u perfol se festivalin e 58 ne RTvsh do ta menaxhonte Vera Grabocka. Muajt kaluan dhe data 15 shtator erdhi shpejt. Kjo date ishte vendosur per mbledhjen e materialeve (kengeve), por qe mesa duket njerezit e “piketuar”qe do te ishin pjese e saj ishin me pushime dhe nuk ishin gati. Keshtu kjo date u shty per ne daten 1 tetor. Me 1 tetor u dorezuan rreth 50-60 kenge ne menyre adminstrative duke u mbushur formularet dhe duke u dorezuar cd-te perkatese si dhe ne formen virtuale duke u dorezuar perseri me nje procedure te tille. Perseri ne kete proces dorezimi kengesh, asnje kenge qe ishte “porositur” nga “klani” drejtues nuk ishte dorezuar. Pas dates 1 tetor ,kaluan disa jave dhe me ne fund u degjua se do te mblidhej komisioni perzgjedhes. Gjate kesaj hapesire heshtjeje , uzurpatoret e Klanit futen duart ne Kushtetuten e Festivalit, pra ndodhi ajo qe ne 57 vite jete te ketij institucioni(festivali) mezi dhe me shume lufte ishin vendosur keto standarte. Me qellim te qarte per ta shkaterruar kete festival dhe per ta kthyer ne nje “KÇK” pra “kap ç’te kapesh” u lejua:
1)Te marrin pjese kompozitore me shtetesi te huaj (Imagjinoni qe shqiptaret do paguajne per bullgare, rumune,australian etj. Mund te ndodhe kjo psh. ne Sanremo?!)
2)Kompozitore me me shume se sa nje kenge ne konkurrim
3)Vet producenti muzikor i festivalit te jete edhe drejtues dhe vet kompozitor pjesemarres ne festival.

Dita e mbledhjes se komisionit erdhi dhe me pas u mor vesh qe ne komision benin pjese:
Dorian Cene – pedagog, kompozitor. Nje muzikant jashte rretheve te interesit ne gjinine e kenges, nje kompozitor jashte linjave orientuese dhe imponuese te “klanit” drejtues se festivalit.
Soni Malaj- kengetare me eksperience ne tregun shqiptar. Nje personazh i spektakleve te Vera Grabockes.
Zhani Ciko- muzikant.
Duke qendruar te juria kuptohet qarte: ndarja eshte bere 2:1; u eshte dashur nje ze kunder dhe nje profesionist teknik i fushes qe ne kete rast eshte Dorian Cene ne cilesine e kompozitorit; dhe dy pjesetaret e tjere te jurise Malaj dhe Ciko kane bere shumicen vendimarrese.
Proceset teknike qe ndertojne nje kenge jane: kompozicioni,teksti, arranzhimi dhe orkestracioni, interpretimi, dhe ne fund gjithe produksioni muzikor.
Soni Malaj kuptohet qe ne kete juri eshte ne vendin e saj sepse eshte interprete, kengetare.
Dorian Cene gjithashtu eshte ne pozicion korrekt sepse eshte kompozitor.
Po tekstin kush do ta vleresonte ne kete komision?
Po arranzhimin dhe orkestracionin kush do ta vleresonte?!
Pyetja tjeter eshte : po Zhani Ciko, cfare perfaqsonte ne kete komision?! Une kam nje mendim dhe opinion timin:
Zhani Ciko njihet si Superman i muzikes shqiptare! Kudo ku ka spektakle, organizime me muzike, jurira te ketij lloji ku “therren” njerez, festa ambasadash, kur transmetohet Sanremo dhe duhet nje perkthyes; mos te cuditemi ndonje dite kur ta shikojme Cikon te luaje si sulmues me fanellen e kombetares shqiptare; Ciko eshte nje nga bashkepunetoret e ngushte nder vite te Grabockes kur festivali ishte playback. Ishte koha kur tjeter njeri regjistronte kengen ne studio, dhe tjeter njeri dilte ne skene etj…. dhe “rastesisht”eshte ky njeri eshte kryetar komisioni kete here ne festival. Por ne thelb, muzikanti Ciko, cfare profesioni ka qe duhet te jete ne kete komision per te analizuar dhe vleresuar kenget?!

Dhe Ciko me listen e kengetareve ne xhep dhe me telefonin ne vesh, gjate oreve te qendrimit mbyllur ne nje nga sallat e Rtsh, bente zedhenesin me informacionin dhe urdherat qe jepte Grabocka.
Pas disa oresh lista u plotesua me emra kengetaresh, ku shumica nuk kishin dorezuar kenget ende. Kenge inekzistente, kenge te regjistruara me telefon, apo qofte dhe instrumentale te shkarkuara ne internet , u bene fituese per te marre pjese ne festival, me imponimin e Grabockes dhe manipulimin e Cikos.

Ky festival do zhvillohet ashtu si jane zhvilluar dhe 57 festivale te tjere ne RTvsh, por kete vit ndryshimi i vetem eshte qe kanceri me emrin Grabocka dhe tumori me emrin Ciko e minuan dhe e shkaterruan kete institucion te ndertuar me gjakun dhe sakrificen; punen dhe vuajtjet, terrorin, persekutimin dhe internimin e shume artisteve, kengetareve dhe kompozitoreve nder vite.

Ky eshte festivali i Cesk Zadese, Tonin Harapit, Tish Daise, Ferdinand Dedes, Robert Radose, Shpetim Kushtes, Feim Ibrahimit, Aleksander Pecit, Diana Ziut, Flamur Shehut etj… dhe kete vit do te mbushte 58 vite.
Ky eshte festivali i Vace Zeles, Tonin Tershanes,Luan Zhegut, Irma Libohoves, Manjola Nallbanit, Aurela Gaces, Aleksander Gjokes, Ardit Gjebrese, Elton Dedes e shume te tjere nder vite.

Ky nuk eshte festivali i injoranteve dhe i mediokerve. Ky nuk eshte festivali i drejtoreve qe jetojne ende neper shpella dhe sillen si arinj; nuk eshte festival i drejtoreve qe per hir te detyres qe kane, marrin stilolapsin dhe prishin, firmosin e ç’firmosin rregulloren sipas interesave duke mos pyetur asnje grup interesi artistesh; te cilet e kane themeluar e te tjere artiste e trashegojne deri me sot. Ky nuk eshte festival burokratesh qe nuk kane asnje lidhje me artin, por me injorancen e tyre prishin nje tempull me shume vlera.

Imagjinoni, a guxon dot nje drejtor i Rai-t te ç’beje rregullat e festivalit te Sanremos te cilat jane te gdhendura dhe te lidhura ngushte me konceptin artistik?!

Ky nuk eshte festivali as i hajduterve dhe as biznesmeneve. E aq me teper nuk eshte festivali i kompozitoreve dhe tregetareve te huaj. Shqiperia eshte e re ne moshe dhe ka artiste, kompozitore, tekstshkrues, e muzikante pafund dhe tmerresisht te talentuar.

Pas gjithe kesaj çorbe, pjesa tjeter vazhdon me arrogance. Nje pjese artistesh te nderuar, ku perfshihen kompozitore, tekstshkrues,kengetare i jane drejtuar drejtorit te Rtvsh me nje leter te detajuar teknikisht per gjithe procesin e ndodhur dhe shqetesimet e sipermendera. Transparenca eshte detyrim ligjor i ketij institucioni, i cili paguhet nga taksat e shqiptareve. Deri me sot asnje reagim, asnje pergjigje. Dhe jam i sigurt qe s’do te kete asnje pergjigje.

Cdo vit ka pasur, ka dhe do te kete thashetheme per cdo festival ne Shqiperi. Cdo vit merziten disa e gezohen disa. Cdo vit prishen disa miqesi, behen miqesira te reja, apo rilidhen disa miqesi te humbura. Festivali i permbledh te gjitha keto, me te mirat apo te metat e tij. Me keq ardhje them se ndoshta vitin tjeter festivali mund edhe mos te behet fare sepse nuk flet dhe nuk reagon askush. Ky i sivjetshmi mund te jete cte doje, por nuk eshte festival! Kjo eshte dasma e azilit, dasma e pleqve , Grabockes dhe Cikos.

 “Festivali i 58-të i RTSH-së” do të jetë edhe këtë vit ku do të marrin pjesë emrat më të muzikës shqiptare.  Fituesi i festivalit të këtij viti do të na përfaqësojë ‘Eurovision’. Ky festival do të jetë i organizuar nga  Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Siç të gjithë e dimë, Vejsiu do të jetë moderatorja e Grabocka regjizorja. Ndër emrat që mendohet  të ndezin skenën, janë Elvana Gjata dhe Robert Berisha. Pak ditë më parë çifti i artistëve shqiptarë kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe akuzojnë regjisoren Vera Grabocka dhe muzikantin Zhani Çiko se e kanë përcaktuar se kush do ta fitojë festivalin, Elvana Gjata.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.