Në fund të muajit Tetor të këtij viti në qytetin e Shkodrës u organizua kampionati kombëtar i boksit.
Klevis Çelaj, nga Vlora arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg.
Ka 8 vjet që praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka.
Klevis vjen nga një familje ekstremisht e varfër, atij i është dashur të punojë që në moshë të vogël.
Kushtet e vështira e kanë detyruar që të mos vazhdojë as gjimnazin.
Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në baret e qytetit të Vlorës që në moshën 12-vjeçare .
Ai së fundmi në një intervistë është shprehur se nuk kërkon lëmoshë, por të shpërblehet për mundin dhe sakrificat e tij, ose në rastin më të paktë, të vlerësohet për fitoren dhe shpalljen kampion.
Kundrejt situatës së tij ka reaguar edhe këngëtarja e tekstshkruesja Rozana Radi.
Në një shkrim të bërë në rrjetet sociale, marrë shkas nga rasti i Klevisit, Rozana pyet “Si t’ia bëjmë për të jetuar?”