Nën kërkim nga prokuroria, policia nis verifikimin e pasurisë për Agim Kajmakun…

0
99

Policia e Shtetit nis verifikimin pasuror për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, për pastrim parash.

Prej disa ditësh, Policia me anë të një kërkese i ka kërkuar informacion bankave për llogaritë bankare të Kajmakut.

Kërkesa për është dërguar edhe në Hipotekë.

Ndërkohë më herët u mësua se prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga Dhoma e Noterëve të njoftojnë organin e akuzës nëse Kajmaku paraqitet për prokurë.

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër-arresti për Agim Kajmakun ish-kryebashkiakun e Vorës të shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas deklarimit të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

Pas denoncimeve të PD Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit.

Por edhe pse gjykata greke e ka shpallur të pafajshëm në lidhje me akuzën e falsifikimit të kartëmonedhave, për drejtësinë shqiptare Kajmaku nuk i shpëtoi dot problemeve për shkak se arrestimin e vitit 2013 duhet ta kishte deklaruar në votimin e 30 qershorit 2019.

Në hetim ai është dhe për shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë si dhe të emërimit të një tjetër nënkryetari, veprime që dyshohet se janë bërë ditën kur KQZ ia hoqi mandatin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here