Në muajin e gjashtë të shtatzënisë, qentë i marrin jetën 29-vjeçares…

0
94

Një grua shtazënë është vrarë nga qentë, në një pyll në veri të Francës. Elisa Pilarski, 29-vjeç kishte dalë për të shëtitur qentë e saj, por nuk mundi dot më të kthehej pranë bashkëshortit të saj.

Viktima, 6 muajshe shtatzënë është kafshuar nga qentë në kokë, krahë dhe kraharor duke pësuar në këtë mënyrë hemoragji dhe një humbje të madhe gjaku.

Policia ka bërë të ditur se mostrat e 93 qenve janë marrë nën hetim, për t’i krahasuar me ato të marra nga Pilarski. Testet më pas do përcaktojnë se cilat kafshë ishin përgjegjëse për sulmin e ndodhur. Në mes të qenve të testuar ishin edhe 5 qentë e saj.

Sipas prokurorisë, gruaja para ngjarjes së ndodhur kishte telefonuar burrin e saj, duke i thënë se ishte e frikësuar se një grup qensh do ta sulmonin. Bashkëshorti i shqetësuar ishte nisur drejt pyllit, por ishte tepër vonë sepse bashkëshortja e tij ishte sulmuar nga qentë dhe nuk kishte shenja jete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here