Standard.al

Mbi marrëdhënien e Ramës me Lefter Kokën

0

Nga Fahri Balliu

Gjithsesi, deri para vendimit që mori Lefter Koka për të qëndruar në parlament, për të kishte një opinion relativisht pozitiv. Madje kishte edhe një heshtje të së djathtës ndaj tij dhe bëmave të tij. Pa dyshim që ai funksiononte si një stekë e rëndë e LSI-së dhe njëherësh me një raport njerëzor me z.Meta.

Vendimi i tij për të qëndruar në Parlament, në faktin, goditi karakterin e Kokës jo LSI-në. Ai u vu në shërbim të kryeministrit më të korruptuar dhe intrigantit që e kishte provuar jo pak herë. Por pse pas një karriere kaq të gjatë njeriu duhet të fusë veten në pikëpyetje të rënda?!

Se Rama nuk ka ndonjë nam të mirë në shumë fusha, po Koka sot ndodhet në krahun e Ramës, me premtimin që nesër të jetë deputet apo për një rikandidim në bashkinë e Durrësit. Rama ka kujdes të posaçëm për deputetët që shitën shpirtin.

Madje edhe vizitën e fundit në Greqi Rama e lidhi kokën me një biznesmen bullgar për t’i dhënë një koncesion të rëndësishëm në Porto Romano. Dhe kjo krushqi ka për dëshmitar një zyrtar të administratës së sotme, që është djali i një socialisti të ndershëm. Kuptohet që për aktet e pandershme duhet pak farë kosi. Të shohim si do zhvillohet koncesioni i ardhshëm…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.