Standard.al

Gjata për shpërndarjen e parlamentit/ Gjendja e destabilizuar, mund të shpërndahet tashmë në çdo moment

0

Këshilltari ligjor i PD-së dje juristi Çlirim Gjata beson se presidenti Meta nuk e shpërndau parlamentin pas djegies së mandateve të opozitës së bashkuar sepse vendi do të zhytej në kaos.

Në studion e ‘’Faxnews’’, Gjata theksoi se parlamenti është në gjendje të destabilizuar dhe se mund të shpërndahet tashmë në çdo moment.

‘’Po, po jemi. Madje, ka rënë Parlamenti pasi nuk ka 140 emra. Që këtu duhej bërë shpërndarja e tij. Por, Meta nuk e bëri shpërndajen pasi nuk donte ti vinte benzinë zjarrit. Meta po tregohet presidencial, pasi vendi është në krizë të rëndë. E kuptoni çfarë po ndodh këtu? U qëllua në mes të ditës, një prokuror Arjan Ndoji, i cili pak ditë më parë u kërcënua nga Kryeministri. Policia nuk i afrohet ‘kokave’ të mëdha të krimit dhe ky Parlamenti që nuk quhet më Parlament’’, bëri me dije Gjata.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.