Standard.al

E rëndë! Vritet me thikë djali i ish-Presidentit, u qëllua brenda spitalit! (Video)

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë. Mediet e huaja raportojnë se është vrarë me thikë djali i ish-Presidentit gjerman, Richard von Weizsäcker.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në një spital të Berlinit, ku doktori Fritz von Weizsäcker, 59-vjeç, sapo kishte dhënë një leksion për sëmundjet e mëlçisë.

Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë dhe një polic, i cili ndonëse ishte jashtë shërbimit ndërhyri për të parandaluar krimin dhe për të neutralizuar sulmuesin. Pavarësisht përpjekjeve të tij, doktori vdiq në vend, nga plagët e rënda.

Babai i tij shërbeu si president gjatë ribashkimit të Gjermanisë në 1990. I dyshuari, gjithashtu rreth 50 vjeç, është arrestuar nga policia. Nuk dihet ende motivi i sulmit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.