Standard.al

E qëlluar me plumb në kokë, gjendet e vdekur në shtëpi modelja 23 vjeçare

0

Një modele dhe trajnere fitnesi është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Në trupin e 23-vjeçares Alondra Getsemani Villasenor kishte shenja të goditjes me thikë, ndërsa është qëlluar edhe me plumb në kokë.

Mediat lokale thanë se ajo u gjet nga nëna e saj, e cila shkoi në shtëpinë e vajzës, pasi u përpoq ta kontaktonte në telefon, por nuk merrte përgjigje.

Në momentin që hyri brenda, pa që vajza kishte ndërruar jetë.

Mendohet se ajo kishte më shumë se 24 orë e vdekur pasi u gjet nga nëna e saj më 17 nëntor.

Policia njoftoi se gjeti dy çanta kanabis dhe predhën e një plumbi të kalibrit 9 mm në vendin e ngjarjes.

Po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.