Standard.al

Dielli perëndoi kur lindi Rilindja!!! “Mini-Shengeni Ballkanik”, poshtërsi dhe tradhti kombëtare…

0

 

Këtë alarm ngritën qytetarët e Beratit gjatë diskutimit me intelektualët që janë bashkuar në nismën kundër “Mini-Shengenit Ballkanik”, projekt i mbështetur nga Kryeministri Edi Rama.

Nismëtarët e lëvizjes duke theksuar se kryeministri nuk mund të marrë peng aspiratat e vendit, thanë se më 21 Dhjetor ata do të jenë në protestë në Durrës, në ditën Rama pritet të takohet me presidentin Serb.

“Ende nuk ka lindur një kryeministër që të marrë aspiratat e një populli peng. Më 21 dhjetor kur Rama të takohet me Vuçiç në Durrës do të organizohemi dhe do të bëjmë një tubim.”

Duke e cilësuar një nismë që krijon të ashtuquajturën Jugosllavi të Re, akademikë, intelektualë e qytetarë që i janë bashkuar lëvizjes, kërkojnë tërheqjen e Shqipërisë nga Mini Shengeni Ballkanik

“Bashkoheni me armikun e vëllait tonë për ti ngulur thikën në shpinë. Por kjo është poshtërsi dhe tradhti kombëtare.”

Nisma për shqiptarët dielli lind në Perëndim është shtrirë në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë. /Ora News

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.