Standard.al

Bejtja: Meta bëri gjënë e duhur, nuk mund të dëgjojmë çdo p….. të ndërkombëtarëve në Tiranë

0

Analisti dhe gazetari i njohur Andi Bejtja në Syri Tv ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend dhe sidomos lëvizjet e Presidentit Meta ka komentuar ndër të tjera edhe sjelljen e këtij të fundit me ndërkombëtarët duke iu referuar rastit të Borchardt.

‘Akti i nxjerrjes së gishtit mes protestuesve, është një akt rrugaçëror.

Po të bëhej në një stadium nga një lojtar do ishte dënuar. Dhe jo më pastaj për një diplomat.

 

E dyta më pas ka të bëjë edhe me faktin që sikundër e ka deklaruar Presidenti Meta, Borchardi ka mbajtur një qëndrim ndrushe nga raporti final i OSBE-ODHIR që thotë hapur që është Gjykata Kushtetuese ajo që jep vlefshmërinë për zgjedhjen e 30 qershorit.

 

Vendimi i Presidentit Meta është një vendim i jashtëzakonshëm.

Presidenti e ka bërë më vetëdije. Ka marrë edhe kostot që do të ketë me ndërkombëtarët. Edhe OSBE0ja do reagojë dhe besoj që edhe vetë i leverdis më mirë të heqë një punonjës të saj se sa të krijojë përplasje.

Meta e kapur edhe me nxitimet që ata diplomatë kanë pasur.

Ndryshe flet qendra ndryshe flet i dërguari i qendrës këtu.

Ka ndodhur me Europën këtu dhe me Amerikën.

Presidenti i ka hyrë kësaj lufte që është e vështirë, por kjo për herë të parë vjen erë sovranizmi.

Në verpimet që bën mbetet shumë institucional. Në ato që shkruan në fb nuk duket shumë institucional.

Dhe duhet përshëndetur.

Ka një rënie të integritetit te diplomatët ndërkombëtarë.

Miti i ndërkombëtarëve është thyer, dhe kjo është mirë edhe për Shqipërinë që është një vend i vogël.

Por unë nuk jam nga ata që nuk i dua ndërkombëtarët.

Sepse mos të ishin ndërkombëtarët në ‘97 nuk dihet si do kishte shkuar Shqipëria.

Por nuk jam nga ata që them se mund të dëgjojmë çdo pordhë të ndërkonbëtarëve në Tiranë’ tha Bejtja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.