6 vite nga vdekja e Olldashit/ Basha: Na mungon Sokol!! Jam i bindur se…

0
149

Si sot 6 vite më parë një aksident tragjik i mori jetën ish-deputetit të PD-së, Sokol Olldashit, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Në këtë ditë përkujtimore, miq e ish kolegë kanë reaguar me postime dhe foto duke e kujtuar Olldashin, ku një prej tyre është dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

Në Twitter, kryedemokrati ka postuar një foto me Glaukun, të birin e Sokol Olldashit ku shkruan se ai do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh, po ecën ne gjurmët e tij.

“Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh, Glauku, po ecën ne gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa.
Na mungon Sokoli” – shkruan Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here