Standard.al

1 orë bisedë me kreun e shtetit/ Berisha: Dvorani e ka kthyer KED-in në shpellë mafioze

0

Pas afro 1 orë bisedë me kreun e shtetit Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit, ish-presidenti Sali Berisha menjëherë pas daljes nga Presidenca deklaroi se drejtësia po kapet nga mafia e narko-shtetit shqiptar që drejtohet nga Edi Rama.

“Në këtë takim me presidentin u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës me përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin që me ligj është garant I Kushtetutës. Është moment kyc për cdo qytetar shqiptar dhe ju mediat keni një rol të rëndësishëm”, tha Berisha.

Pjesë nga deklarata e Berishës

Në këtë takim me presidentin diskutuam gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës në përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë krijoi dhe në organin që me ligj është garant i Kushtetutës së Shqipërisë. Është një moment kyç dhe vendimtar për çdo qytetar shqiptar. Ju mediat keni rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ju keni lakuar më shumë se çdo gjë tjetër gjatë këtyre 4 viteve reformën në drejtësi, më shumë sesa integrimin në BE. Është në detyrimin tuaj tu thoni të vërtetën shqiptarëve sesi kjo reformë po sjell në mënyrë të lemeritshme kapjen e saj nga mafia e narkoshtetit shqiptar. Cilido që ka dyshimin më të vogël i kujtoj se KLP sot kryesohet nga kunati i ndrikullës së radarëve që është aty në kundërshtim me Kushtetutën e cila kërkon të jetë magjistrat dhe jo kunat. Është aty vetëm për t’i shërbyer si skllav Edi Ramës.

Shqiptarë dhe të huaj a mund të na thoni një nga 340 gjykatës ka shkelur në mbledhjet e PS apo PD? Është vetëm mafiozi Ardian Dvorani, në mbledhjet e PS. Është bllokuar reforma dy vite me radhë, është bllokuar integrimi për dy vite me radhë. Ata që shkatërruan Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë e lanë vendin pa shtet ligjor. Ky është Edi Rama. E mbajtën peng për dy vjet me radhë derisa nxorën Dvoranin në krye. Çfarë reforme është kjo kur Kushtetuta përcakton në mënytrë taksative ku çdo vend për anëtar për Gjykatë Kushtetuese do të mbushet duke pasur tre kandidatura.Çfarë bën kapomafia që shndërron KED në një shpellë të vërtetë mafie?

Sjell në vend të 12 kandidaturave, sjell 4. Këta i ndan 3 nga 3 duke i përsëritur tre herë në lista. A e dini që janë paraqitur me dhjetëra kandidatë dhe janë zhdukur të gjithë? Me çfarë mekanizmi i skontuan një nga një? Derisa morën firma për skllevër skontuan të gjithë të tjerët. Ndodh vettingu, kam vërejtjet e mia. Por në vetting dalin gjërat, e shkelën me 100 milionëshin e Dvoranit, është përgjegjësi e tyre. 

Por këta nuk nxorën asnjë shkak.Është skenar i turpshëm.Ligjvënësi në krye të radhës fragmentoi emërtesën e Gjykatës Kushtetuese. Është në tagrin e Presidentit të emërojë cilindo që ai do me kusht që të plotësojë kriteret e Gjykatës Kushtetuese. Me 3 nuk kapet Gjykata, garancia është fragmentimi. Kam qenë unë që e kam propozuar këtë skemë se është shumë më e pavarur një gjykatë me një emërtesë të tillë sesa një gjykatë kur të gjithë i emëronte Presidenti apo Kuvendi.Këta nuk mund ti diktojnë njëri-tjetrit. O burra ti marrim presidentit të republikës kandidaturën.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.