Standard.al

Vdes biznesmeni, e zë poshtë zetori…

0

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Patos.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, ku mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin Beniamin Toro 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit.

Viktima ishte i martuar me tre fëmijë. Ai ishte pronar i një fabrike vaji në zonë.

Burmet thonë se Toro kishte shkuar me zetor në fshatin Drenie për të marrë ullinjtë e fshatarëve, që i çojnë për të nxjerrë vajin, kur edhe ka ndodhur aksidenti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.