Studentët shpërthejnë ndaj Veliajt: Karta e studentit vazhdon të jetë në portofol…

0
146

Me kartën e studentit në Tiranë ofrohen 170 shërbime, në letër, por asnjë prej tyre nuk u shërben studentëve.

Në një prononcim për Ora News, studentët shprehen se, nuk duan ulje çmimi në shërbime estetike, por në libra e ushqime.

Çmimet e konvikteve dhe qiratë janë të tjera shqetësime që ata kërkojnë si zgjidhje nga kryebashkiaku Veliaj.

Fabiola është pajisur me kartë studenti prej 5 muajsh por gjatë kësaj kohe nuk e ka përdorur asnjëherë.

Shërbimet që ofrohen me çmime të reduktuara në kryeqytet ajo thotë se janë tërësisht të padobishme.

“Karta ime e studentit vazhdon të jetë në portofol, sepse njëherë që unë kam tentuar ta përdor nuk ka funksionuar. I vetmi shërbim që mund të përfitojmë është aboneja. Madje kur jemi paraqitur për të tërhequr na është thënë se aboneja ka mbaruar. Kjo nuk është normale”, shprehet një prej studentëve.

Sipas saj, karta është jofunksionale pasi në të nuk përfshihen shërbimet që janë bazike për të rinjtë: “Studenti nuk ka dëshirë ta kalojë kohën në kafe, studenti ka dëshirë të informohet, studenti ka nevojë të ushqehet”.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e ka trumbetuar si sukses kartën e studentit, duke thënë se ofrohen jo pak por 170 shërbime në sektorin publik dhe atë privat.

Por studentët e shohin si dështim, përmes saj mund të përfitojnë ulje vetëm në muze e kinema, qendra estetike apo dyqane veshjesh të shtrenjta.

“Unë në jetën time nuk shoh asnjë lehtësi nga karta e studentit. Do na lehtësonte puna e një biblioteke, mjekimeve të ndryshme, të vizitave të ndryshme, ne këto lehtësira nuk i kemi”, shprehen studentët.

“Nevojat bazike të paktën sa për t’u ushqyer. Ulja në qira dhe konvikte”, janë kërkesat e tyre.

Ndërkohë edhe pse shumë studentë deklarojnë se nuk e kanë marrë ende kartën e studentit, sipas të dhënave të Bashkisë, janë mbi 21 mijë studentë që janë pajisur me të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here