Standard.al

Skandali me hartën e Kosovës/ Shpërthen deputeti: Ramës nuk i falen gabime të tilla…

0

Kanë filluar reagimet nga ana e palës kosovare pas publikimit të një harte që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka publikuar në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.

Sqarime nga Rama kërkooi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i cili në një deklaratë për Gazetën Express thotë se Ramës nuk i falen gabimet e tilla.

“Nuk i falet edhe nëse është e paqëllimshme që kryeministri i Shqipërisë me bëjë këto gabime”, thotë Gashi, duke shtuar se Shqipëria duhet të tregohet shumë e kujdesshme në raport me Kosovën.

“Mendoj se është veprim i gabuar në të gjitha rastet dhe Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme në raport me Kosovën”.

Pyetur se a duhet të kërkojë falje Rama për një veprim të tillë, Gashi thotë se ai duhet sqaruar situatën të paktën.

“Duhet ta sqarojë të paktën”.

Kryeministri Rama, ka treguar hartën e “investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug” të Shqipërisë në kuadër të një videoje që e ka shpërndarë disa orë më parë.

Por, ajo që shqetëson, siç mund të vihet re është se territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda Serbisë.

ImageImage

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.