Standard.al

Patozi: Ramës i ka lindur në kokë marrëzia e radhës, të ndryshojë Kushtetutën për të kufizuar kompetencat e Metës!

0

Nga Astrit Patozi

 

Në këtë vend nuk mund të thuash asnjëherë që e keqja ka prekur fundin, ndaj edhe asgjë nuk mund të parashikohet me siguri. Me sa duket, dikujt i ka lindur në kokë marrëzia e radhës për të shpëtuar prej Ilir Metës, duke ndryshuar kushtetutën.
Në fakt, Shqipëria ka realisht një nevojë ulëritëse për ta prekur kushtetutën, por jo duke kufizuar Presidentin e Republikës. Sepse ne hallin më të madh e kemi me kryeministrin, të cilit duhet t’ia hollojmë sa të mundemi pushtetin dhe t’ia zvogëlojmë kompentencat.
Është e vëtmja mënyrë për të reduktuar dëmin që mund të sjellë ai, fillimisht duke deformuar zgjedhjet, e më pas duke sunduar me arrogancë, në vend që të qeverisë normalisht.
Por çudia qëndron se ata, që ngazëllehen me të drejtë në stadium nga thirrjet “Rama ik”, nuk thonë asnjë fjalë për këtë çështje. Ndërkohë BINDJA DEMOKRATIKE ka shpallur prej gati një muaji një platformë serioze për reformimin e plotë të sistemit tonë politik, në epiqendër të së cilës është kufizimi drastik i pushtetit të kryeministrit.
Sipas nesh, kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar shoqërinë nga humori dhe shijet banale të udhëheqësve, që shndërrohen gradualisht në përbindësha politikë, duke keqpërdorur privilegjet që i garanton sistemi ynë i dështuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.