Standard.al

Pas takimit në presidencë në zyrën e Bashës menjëherë ambasadori Soreca. Pse vallë???

0

 

Ka nisur prej pak minutash në selinë blu takimi mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ambasadorit të BE Luigi Soreca.

Takimi vjen pak pasi lideri i PD doli nga takimi në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta dhe krerët e partive të tjera aleate të PD.

Basha tha për mediat pas takimit në Presidencë se “jemi në kushtet e një grushti kushtetues”, dhe akuzoi kryeministrin Rama se do të kapë institucionet e drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese.

basha13

“Në takimin me Metën u njohëm me provat tronditëse të ndërhyrjes së Ramës në Reformën Zgjedhore dhe në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Qëllimi i vetëm i këtij kryeministri është kapja e institucioneve të drejtësisë dhe Gjyktës Kushtetuese.
Aleatët dhe PD e kanë quajtur këtë një grusht kushtetues dhe një provë më shumë që me këtë qeveri reforma në drejtësi është e kapur”, tha Basha.

Pyetja qe lind natyrshem eshte se pse menjehere pas takimit ne presidente ambasadori troket ne deren e Bashes dhe sigurisht mbas shpalljes non grata te Bochert, por dhe mbas deklaratave per eksistencen e nje vieoje kompromentuese. Ndoshta te gjitha keto nuk kane lidhje me njera tjeteren por gazetaret e kane per detyre qe gjithmone te jene  dyshues!!!!!???

soreca PD2

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.