Standard.al

Neymar refuzon kontratën e re të PSG, në mendjen dhe në zemrën e tij vazhdon të mbetet Barcelona!

0

Neymar e ka hedhur poshtë mundësinë e vazhdimit të kontratës me Paris Saint-Germain.

Ylli brazilian mund të largohet nga Parisi në fund të sezonit për t’u rikthyer në Barcelonë. Ai ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2022

Gjiganti francez e ka bërë gati një kontratë të re për sulmuesin brazilian, pasi ajo aktuale i skadon në vitin 2022.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se braziliani e ka refuzuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2025.

Ish-futbollisti i Santosit dëshironte të rikthehej në Barcelonë gjatë verës që shkoi, por në fund palët nuk u morën vesh dhe ai qëndroi në Paris.

Fillimisht, u vërshëllye nga tifozët, por më pas me paraqitjet brilante ua rifitoi zemrat atyre.

Megjithatë, në mendjen e Neymarit është Barcelona, ku synon të rikthehet verën e ardhshme.

Kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja se përse ai e refuzoi kontratën e re dhe të majme të PSG-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.