NATO në alarm për 5G/ SHBA porosit Shqipërinë të ketë kujdes me Kinën…

0
102

Nga Fatmir Mediu

SHBA kërkon nga Shqipëria që të ketë kujdes në dhënien e së drejtës për azhornimin e rrjetit 5G. Gjenerali, James Jomes, dhe e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, evidentojnë faktin se lënia në dorë e Kinës do të jetë një kartë më shumë në dorën e vendit të Lindjes. Ndaj ata apelojnë që kjo çështje të trajtohet me kujdes dhe në bashkëpunim me partnerët.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë direkt në debatin për ndërtimin e rrjetit 5G në Shqipëri, duke apeluar vendin anëtar të NATO-s të tregohet i kujdesshëm.

Në konferencën me temë “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë”, apeli erdhi direkt nga gjenerali amerikan, James Jomes, i cili tha se është në dorë të Shqipërisë për të vendosur se kujt do ia besojë këtë projekt, duke evidentuar faktin se Kina ka qëllimet e saj strategjike.

“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do ti besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-s. Të gjitha këto teknologji dhe zhvillime dixhitale që ka Kina, i japin asaj në dorë një lak shumë të fuqishëm ku 5G mund të shërbejë si kolona e pestë”.

Më konkrete ishte e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përsëriti që Kina dhe vendet e tjera e kanë të qartë që disa gjëra nuk janë në shitje në Shqipëri.

“E kam thënë që Shqipëria e ka deklaruar se disa gjëra nuk janë për shitje. Liria nuk është për shitje, sigurisht që e vlerësoj shumë” tha ajo.

Garancinë për këtë gjë e ka dhënë Fatmir Mediu në cilësinë edhe të organizatorit të këtij mëngjesi pune.

“Shqipëria do të jetë një nga vendet e para që do të firmosë memorandumin e bashkëpunimit për rrjetin 5G” tha ai.

I pranishëm, kryeparlamentari Ruçi iu rikthye edhe njëherë vendimit për moshapjen e negociatave, ndërsa qasja skeptike e BE-së sipas tij dëmton Unionin dhe NATO-n.

Kompania kineze Hawaei e përfolur si implementuesja e rrjeti 5G në Shqipëri ka përgënjeshtruar të jetë duke firmosur, ndërkohë një marrëveshje për shtrimin e rrjetit 5G në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here