Standard.al

‘Mini shengeni’/ Gashi: Duan të zhdukin Kosovën, Rama-Vuçiç nismë kriminale

0

Ideja e një “mini shengeni” ballkanik, pranuar nga Edi Rama, Vuçiçi e Zaev, nuk po i pëlqen askujt në Kosovë.

Përpjekje për krijimin e një ‘Jugosllavie të vogël’, e ka quajtur Isa Mustafa.

 Kurti e ka cilësuar si ‘nxitim të gabuar’ faktin që Rama për një ide të tillë ka konsultuar Serbinë para Kosovës, ndërkohë kanë ardhur reagime edhe nga analistët kosovarë.

Njohësi i rrethanave politike në vend, Astrit Gashi, ka thënë se ‘mini shengeni’ ballkanik është një ide kriminale, karshi Republikës së Kosovës.

“Prandaj ideja e “Mini Schengenit” është ide kriminale karshi Kosoves dhe atë asnjeri atdhetar kurrë s’do ta pranoj të jetë ai “kosovacentrik” apo jo!”, ka shkruar Gashi.

‘Përmes një ideje të tillë, Rama e Vuçiç dëshirojnë të heqin kufijtë mes shtetesh, në mënyrë që ata të mbesin dy personat e vetëm, që më pas të vendosin për kufirin e ri mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan’.

Gjtihashtu është shkatërruar edhe subjektiviteti politik ndërkombëtar i Kosovës, për vetë faktin se Rama, Vuçiç e Zaev, e kanë përjashtuar nga një nismë e tillë.

”Mini Schengeni” nuk është asgjë tjetër përveç se përpjekje e Edi Rames dhe Aleksandar Vucic, për te zhdukur subjektivitetin politik ndërkombëtar te Kosovës”, ka shtuar Gashi .

Përmes heqjes së kufijve në kuadër të idesë për krijimin e një ‘minishengeni’, Rama dëshiron të propagandojë se realizojë bashkimin kombëtar, ndërkohë Vuçiç rikthimin e Kosovës.

“Edi Rama përmes heqjes se kufirit me Kosovën dëshiron dhe trumbeton se e ka realizuar bashkimin kombëtar. Vuçiç ne anën tjetër, duke e hequr kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, dëshiron te theksoj se e ka rikthyer Kosoven”, ka përfunduar Astrit Gashi.

Rreth idesë për krijimin e një minishengeni ballkanik, ka folur edhe analisti gjerman, Bodo Weber.

Ai ka thënë se një ide e tillë Edi Ramës i duhet për vete, pasi ai s’është i denjë për të ndërmjetësuar për interesat e Kosovës, për faktin se kishte përkrahur për dy vjet rresht idenë e shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufijve.

Weber ndër të tjera ka parashtruar edhe pyetje për Serbinë, duke thënë se s’i mund të ftohet Kosova në një iniciativë të tillë, kur ende s’janë zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lidhur me këtë nismë kanë folur edhe dy përfaqësuesit e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Matthew Palmer ka thënë se në nismën për ‘mini shengen’ ka vend edhe për Kosovën, ndërkohë Richard Grenell ka thënë se pa Kosovën s’mund të jetësohet një ide e tillë.

Bashkimi Evropian, kanë thënë se i vlerësojnë nismat rajonale, derisa ato nuk tejkalojnë konturat e BE-së dhe respketojnë marrëveshjet dhe detyrimet e marra, duke përmendur marrëveshjen e CEFTA’s.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.