Standard.al

Meta pas takimit me ish presidentin Meidani: Diskutuam mbi rëndësinë e zgjidhjes së krizës politike…

0

Kreu i shtetit ka nisur sot takime me faktorët politikë në vend dhe personalitete për të diskutuar për krizën politike dhe kushtetuese në të cilën ndodhet vendi.

Pas takimit me krerët e opozitës, Presidenti është takuar pasdite me ish-Presidentin Rexhep Meidani.

“Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan kreu i shtetit në një publik në Facebook.

Presidenti pritet të takohet me gjithë ish-krerët e shtetit shqiptar.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.