Standard.al

“Më ra kuleta në rrugën kryesore”, tifozi mrekullohet me gjestin e të riut shqiptar…

0

Një tifoz anglez ka mbetur I mrekulluar nga gjesti I një djali nga Kosova pasi I kishte humbur portofoli në rrugën kryesore tqë Prishtinës.

Ai ka shkruajtur në rrjetet sociale se brenda portofolit kishte 600 euro si dhe karta krediti e dokumente të tjera, ndërsa nuk kishte kaluar shumë kohë dhe tifozit anglez i ishte kthyer kuleta me të gjitha gjërat dhe paratë që kishte aty nga një kosovar.

“Më ra kuleta në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalosh hyn në lokal dhe ma ktheu, pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi tifozi Simon Bruce.

Tifozët anglezë kanë mbetur të befasuar nga pritja që iu bë në Prishtinë për përballjen që Kosova  zhvilloi ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” dy ditë më parë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.