Kush është biznesmeni dhe ish-këshilltari i PDsë që humbi jetën në aksidentin tragjik?

0
105

Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti i ndodhur paraditen e sotme në fshatin Drenie të Patosit, ku mbeti i vdekur një 39-vjeçar. Viktima është Benjamin Toro, i martuar dhe baba i 3 fëmijëve.

Toro ushtronte profesionin e mjekut. Ai ishte një emër i njohur në zonë sepse ishte edhe pronari i një fabrike vaji. Gjithashtu, 39-vjeçari i cili gjeti vdekjen pas aksidentit me mjetin tip “Zetor”, ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Bashkisë Fier në legjislacionin e kaluar. Në këtë këshill bashkiak ai ishte si përfaqësues i opozitës, ku pas zgjedhjeve parlamentare të 2017 zëvendësoi ish-deputetin e PD, Luan Baçi.

Toro është aksidentuar teksa kishte shkuar me zetor për të marrë ullinjtë e vjelë nga klientët e fabrikës së vajit. Por mjeti u përmbys duke i marrë jetën.

“Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip ‘Zetor’, me drejtues 39-vjeçarin, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime”, njoftoi policia.

Banorët thonë se ishte njeri dhe familjar shumë korrekt. Pak vite më parë, 39-vjeçarit i kishte vdekur vëllai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here