Kërkesa e Kejvina Kthellës/ Gjykata merr vendimin me ‘’dorë të hekurt”

0
124

Gjykata për Krime të Rënda, ka shqyrtuar në një seancë të veçantë kërkesën e Kejvina Kthjellës, të cilës i është kthyer vetëm celulari.

Gjykata nuk ka pranuar të heq sekuestron e automjetit dhe llogarisë së saj bankare.

Sipas Gjykatës telefoni i modeles është kqyrur dhe nuk përbën më interes për hetimet, ndërkohë që lidhur me llogarinë bankare dhe me makinën, dyshohet se ato të jenë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i Rrajës. Automjeti i Kejvinës konsiderohet si provë nga ana e prokurorisë.

Vetë modelja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me situatën dhe pozitat e saj, ndërsa ka shpërthyer në akuza ndaj gazetarëve, që pretendon se po i dëmtojnë imazhin në mënyrë të qëllimshme.

Kejvina Kthjella dyshohet se ka pasur një raport intim me Redjan Rrajën, i cili është i dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi së bashku me vetë prokurorin.

Në momentin e arrestimit, Redjan Rraja u gjet nën efektin e kokainës, ndërsa jeta e tij ka qenë e dyzuar mes familjes që ka në Fushë-Krujë, dhe Tiranës, ku kishte lidhje me Kthjellën, ndërsa banonin në një zonë pranë Tiranës së Re.

Arrestimi i tij u krye pasi në makinën që u gjet në Shkafanë të Durrësit, dhe që u përdor në atentatin ndaj Ndojës, u gjetën një palë syze që i përkisnin pikërisht Rrajës, që dhe më herët kishte pasur probleme me ligjin.

Vetë Rraja nga ana tjetër nuk e ka pranuar akuzën, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me atentatin, dhe se ai kishte qenë me Kthjellën në ditën kur ka ndodhur ngjarja. Pikërisht për këtë alibi, Kejvina Kthjella u mbajt për 8 orë me radhë në prokurori, në ditët e para pas ngjarjes, ku u pyet lidhur me marrëdhënien që ajo kishte me të fortin e Fushë Krujës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here