Standard.al

Këngëtarja shqiptare kërcënohet nga serbët: Do të të masakrojmë!

0

Këngëtarja me origjinë shqiptare, që jeton në Zvicër, Albana Azizi ka irrtuar publikun serb, pas videoklipit të këngës së saj të fundit, xhiruar në kishën e Shën Nikollës në Novobërdë të Kosovës.

Mediat serbe shkruajnë se ajo ka filmuar një “video nudo”, duke theksuar se veshja e këngëtares ishte shumë provokuese dhe poshtëruese për shenjtërinë e kishës ortodokse serbe.

Telegraf” shkruan se Aziz e xhiroi videoklipin pa lejen e Kishës Ortodokse Serbe, para syve të serbëve që jetojnë në Novo Brdo.  Më tej kritikohet edhe RTK, për transmetimin e videos së këngëtares me titull “Sa mirë ta bona”.

Një gjë të ngjashme e kishte bërë sipas tyre edhe Era Istrefi, me videoklipin në kishën ortodokse në Kampusin Universitar të Prishtinës.

Ndërkohë, sipas një të afërme të këngëtares Aziz, tha se  komentet në YouTube tek kënga janë fshirë, pasi ajo ishte kërcënuar se do të masakrohej nga serbët për veprimin e saj.

Image

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.