Standard.al

“I padashtun kryeministër, ku është Kosova?”/ E zhduk nga harta, Rama pushton mediat serbe

0

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë në “Facebook” një hartë të vendit tonë dhe të Ballkanit, ku mungonte Kosova.

Një gjë e tillë nuk ka kaluar pa u vërejtur si nga funksionarë të lartë në Kosovë, por po ashtu ka rënë edhe në syrin e mediave serbe. Media e Serbisë B92 nënvizon se pas këtij skandali me hartat, “Prishtina është në shok”.

 Lidhur me këtë skandal kanë ardhur reagime të shumta. I pari që ka reaguar ka qenë zyrtari i LDK-së, Arben Gashi, i cili ka pyetur Ramën se ku është Kosova. “I padashtun kryeministër, ku është Kosova?”, pyet Gashi.
 Gjithashtu, reagoi edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili e quan një akt i lartë tradhtie.

Pas reagimeve, faqja e kryeministrit shqiptar është përditësuar, duke e treguar me një hartë të re, ku paraqitej edhe Kosova.

 

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.