Standard.al

E FUNDIT/ Meta firmos dekretin lirohet nga detyra ambasadori…

0

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot, lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, Genti Gazhelit. Gazheli u bë i njohur me neglizhencën që tregoi dhe qendrimin e akullt në procesin e ndërlikuar për lirimin e vogëlushit Alvin Berisha në Siri.

Në dekretin e publikuar sot thuhet: “Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, D e k r e t o j: Neni 1, zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.

Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.  Nr. Dekretit 11356 Tiranë, më 19.11.2019.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.