Bumçi e thotë prerë: Shkaktari i krizës është Rama, ai e zhduku GJK për dy vjet dhe tani do ta kontrollojë!

0
120

Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në mars të vitit 2020, pasi në të kundërt opozita e bashkuar do të nisë valën e protestave, të cilat sipas tij, nuk do të jenë një shëtitje në bulevard.

“Nga shkurt, kanë qenë pesë muaj të paprecedentë në historinë e protestave të Shqipërisë. Nuk kemi parë të tilla, e tregoi edhe stadiumi “Rama ik”. Kjo gjendje protestash pesëmujore ndaluan për shkak të gushtit dhe ne nuk deshëm që para procesit për integrimin, deri më 18 tetor, të dukeshim sikur ishim ata që po pengonim Shqipërinë, kur në fakt është kriza e rëndë.

Në momentin që ne mbarojmë Reformën Zgjedhore dhe Shqipëria ka gati një bazë ligjore për zgjedhje, ndërkohë janë ngritur dhe institucionet kryesore të drejtësisë, duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, në pranverë, në mars. Kjo është zgjidhja. Nëse nuk ndodh kështu, ne do të dalim në protesta, të cilat nuk do të jenë më një shëtitje në bulevard”, deklaroi Bumçi.

 

Shkaktari i krizës është Edi Rama. Ke një person të plotfuqishëm, që arriti të bëjë aktin më të frikshëm, të shkelë Kushtetutën. Një anëtar u fut për të shkelur Kushtetutën, për t’i marrë Presidentit të drejtën kushtetuese. Rama e zhduku Gjykatën Kushtetuese për dy vjet dhe tani që po ngrihet thotë “dua ta kontrolloj plotësisht”. Do kemi qumësht dallëndysheje, kur të mbarojë Reforma në Drejtësi”, tha ish-deputeti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here