Standard.al

Analisti Preç Zogaj: Zgjedhjet e parakohshme të nevojshme, por më parë duhet….

0

Analisti dhe politikani Preç Zogaj, tha se ndër të tjera se opozita nuk mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme pa një reformë zgjedhore që të mbyllë manipulimet.

“Nuk mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme pa në reformë zgjedhore që të mbyllë ca korridore manipulimi e shkeljesh që janë reale”.

Sipas Zogaj opozita duhet të shkojë drejt zgjedhjeve për t’i fituar, jo thjesht për të bërë zgjedhje. 

“Zgjedhjet  e parakohshme janë të nevojshme në Shqipëri, duhet të analizojmë me profesionalizëm, të mos ecim kuturu, loja është e rëndë, duhet të shkojmë drejt zgjedhjeve për t’i fituar jo thjesht për ti bërë, se nëse nuk i fitojmë zgjedhjet i zgjasim mandatin Ramës.

Nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa një reformë zgjedhore që të mbyllë ca korridore manipulimi shkeljesh që janë reale, te numërimi, administrimi i zgjedhjeve janë një mori elementësh që kërkojnë të marrin formë përfundimtare, pastaj të fillojë të funksionojë reforma në drejtësi tani ka dhe një artikulim në mëbshtetje të drejtësisë së re, fillimi i drejtësisë së re natyrshëm do të çojë në zgjedhje të parakohshme, duhet të startojmë nga vota e lirë. Për mua duhen zgjedhjet e parakohshme, jo sot e nesër. Nëse nuk jemi aty ku duhet më mirë të punojmë më shumë. Produkti i reformës ndihmon më shumë opozitën se qeverinë”./ABC News

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.