Standard.al

Afati i tenderit për ndërtimin e Teatrit ka skaduar, Rama-Veliaj vazhdojnë përpjekjet për të grabitur truallin…

0

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë publike një dokument që tregon se afati për tenderin e shpalluar nga Bashkia për ndërtimin e teatrit ka skaduar. Bashkia e Tiranës shpalli gjatë verës vendimin për tenderin e teatrit, por siç shihet nga fotoja e publikuar, nuk është bërë asnjë kërkesë nga ndonjë kompani për marrjen përsipër të projektit.

Aleanca shprehet se kjo është një përpjekje për të grabitur pronën publike dhe nuk ka asnjë projekt apo ofertë. Kurse kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se ndërtimi i teatrit të ri do nisë në janar të vitit që vjen.

Deklarata e plotë e Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Prej një muaj ka skaduar afati për shpalljen e vendimit të tenderit mbi projektin e Teatrit, që Bashkia shpalli gjatë verës.

Megjithëse kemi bërë një kërkesë për informacion për të marrë të gjithë dokumentet e paraqitura për tenderin, në shkelje të ligjit Bashkia refuzon t’i dorëzojë ato.

E vërteta është që nuk ka as projekte, e as oferta, thjesht një përpjekje banale për të grabitur truallin publik nga dyshja Rama-Veliaj dhe klientët e tyre.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.