Standard.al

Adela na fal!! Këmbanë alarmi, për ata që kanë veshë…Kjo shoqëri nuk ka vdekur!!!

0

U përcoll paraditen e së shtunës për në banesën e fundit, Adela Gjoka. 23-vjeçarja, studente e cila kishte mbaruar studimet në fakultetin e Inxhinierisë, u vetëhodh nga kati i 7 i pallatit ku banonte, duke tronditur të gjithë Rrëshenin. Fundi tragjik i Adelës, tronditi mbarë opinioni publik. Referuar raportimeve të mediave më herët, mësohet se kushtet ekstreme të varfërisë së familjes dhe borxhet që kishin për të shlyer si pasojë e shkollimit të saj, e detyruan studenten t’i jepte fund jetës.

Thirrja e Unionit të Këshillave Studentorë për shoqërinë dhe politikën, lidhur me vetevrasjen e Adelës…

Adela na fal,
Na fal që nuk mundëm të të shpëtonim dot nga kthetrat e këtij realiteti të trishtë.
Na fal që britmat e tua të heshtura, ne ishim shumë shurdhë për ti dëgjuar.
Na fal Adela që nuk e krijuam një shoqëri ku ti të jetoje me dinjitet si të gjithë moshatarët e tu.
Na fal Adela që koha jote u ndal atëherë kur duhej të vraponte.
Është faji ynë, i gjithësecilit prej nesh. Ti ke ikur Adela po ti do të jetosh në ndërgjegjen tonë. Në ndërgjegjen e atyre që nuk i dëgjojnë këto këmbana që buçasin për ndihmë.
Është faji i atyre që luftojnë në beteja bosh, ndërkohë që lufta e vërtetë bëhet në shtëpitë e njerëzve të thjeshtë.
Ne e humbëm luftën me ty Adela, se të humbëm ty.
Në vend që të ishe duke jetuar ditët e tua më të bukura, ti u ktheve në një mësim për ne Adela. Në një këmbanë alarmi, për ata që kanë veshë.
Kjo shoqëri nuk ka vdekur. Ne nuk mund të lejojmë të humbim Adela të tjera në mesin tonë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.