Standard.al

Mosmarrëveshje në familje/ Vriten 3 persona nga të shtënat me armë zjarri

0

Të hënën në mëngjes, dy burra dhe një grua u vranë nga të shtënat para një dyqani Walmart në Oklahoma.

Sulmi duket se ndodhi nga një mosmarrëveshje në familje, sipas zyrtarëve dhe anëtarëve të familjes.

 Patrulla Highway Oklahoma tha, se të shtënat ndodhën pak para orës 10 të mëngjesit në parkingun e Walmart në Duncan, afërsisht 75 milje në jug të kryeqytetit shtetëror të Oklahoma City, raporton FoxNews.

 Departamenti i Policisë Duncan tha në Facebook se gruaja dhe një nga burrat, u gjetën të qëlluar për vdekje në një makinë, ndërsa burri tjetër u gjet i vdekur jashtë makinës në parking.

“Një pistoletë u gjet në vendin e ngjarjes,” tha policia. “Ne do të azhurnojmë kur të vijnë më shumë informacione.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.