Standard.al

Meta tregon pse nuk ishte në stadium!! Jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar….

0

Kreu i shtetit, Ilir Meta zgjodhi qe ta ndiqte mbreme ndeshjen Shqiperi-France nga shtepia e tij, duke mos preferuar te shkonte ne stadium, moment qe perkoi edhe me inaugurimin e tij.

Meta ka sqaruar arsyen pse nuk shkoi, teksa thote se eshte i palumtur qe i kane hequr padrejtesisht emrin stadiumit tone kombetar.

Postimi i Metës

Të dashur tifoza Kuq e Zi!
Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”
Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.
Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.