Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se kreu i KED, Ardian Dvorani është kapur nga mazhoranca. Në një komunikim me gazetarët pas kthimit nga Amerika, kryetarja e LSI thotë se kapja e KED nga mazhora ka krijuar krizën politike ku jemi sot.
“Shkelja e ligjit të zotit Dvronani sa i përket shpalljes dhe publikimit në fletoren zyrtare është një proces për të cilin ajo është një zgjedhje që ka bërë presidenti për ta cuar më tutje.
Mos ngritja e gjykatës kushtetuese për më shumë se dy vite, bllokimi i ngritjes së KED, në mënyrë që KED të drejtohej nga një i besuar i Ramës.
Situata ekonomike dhe kriza ekonomike që ka ndërtuar zoti Rama e ka bërë të pavëmendshme opinionin pubolik ndaj kapjes dhe përdorimit të instrumenteve të ndryshme për kapjen e sistemit dhe reformës në drejtësi.
Mos publikimi i dekreteve të presidentit në fletoren zyrtare dhe publikimi i një shpallje të KED tregon haptazi sesi është përdorur dhe përdoret sistemi i drejtësisë dhe tregon se lidhja e Dvornait dhe kapja e Dovranit nga mazhoranca nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë prodhuar atë krizë politike që jemi sot”, u shpreh Kryemadhi.
Kryetarja e LSI përcolli edhe mesazhin dhe qëndrimin që Amerika ka ndaj Shqipërisë.
“Zbatimi i kushtetutës dhe larg duart e politikës nga sistemi i drejtësisë”, shtoi Monika Kryemadhi.