Kërcet sërisht pistoleta në Vlorë…

0
126

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Vlorë.

Katër persona kanë plagosur me armë një të ri. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur me emrin mbikalimi i Levanit.

Burime nga policia thanë se, plagosja ka ndodhur pas përplasjes së dy makineve në aksin rrugor Levan-Vlorë.

Fillimisht ka pasur një sherr për përplasjen e makinave, por më pas është përdorur dhe arma.

Pas kësaj ngjarje, policia ka vënë në pranga 4 persona që ishin në makinën tjetër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku gjatë një konflikti për përplasje të mjeteve mbeti aksidentalisht i plagosur më armë zjarri një shtetas.

Vihen në pranga 4 shtetas.

Mbrëmjen e kaluar, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur me armë zjarri shtetasi E. N., 25 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier.

Menjëherë pas veprimeve hetimore të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes ka rezultuar se në aksin rrugor pranë mbikalimit të Levanit janë përplasur automjetet Volskëagen Golf, me drejtues shtetasin E. B., e pasagjerë shtetasit E. Y. dhe Xh. T dhe Alfa Romeo, me drejtues shtetasin M. T. e pasagjerë shtetasit S. Q. dhe E. N.

Këta të fundit, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga 3 shtetasit e tjerë me Volskëagen Golf dhe ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimim e Novoselës, pranë një karburanti, ku si pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se shtetasi M. T. ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht ka plagosur kunatin e tij shtetasin E. N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor, në vijim të punës intensive për zbardhjen e ngjarjes bëri dokumentimin e plotë të saj, duke arrestuar në flagrancë për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, ‘Armëmbajtja pa leje’, ‘Kanosja’, ‘Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’, shtetasit:

M. T., 41 vjeç, banues në Vlorë,  S. Q., 20 vjeç dhe  E. N., 25 vjeç, banues në Ferras, Fier.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë për ‘Moskallëzim Krimi’ shtetasin E. K., 27 vjeç, banues në Zharrës, Fier, punonjës (roje) pranë karburantit ku ndodhi përplasja.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here