Gruaja me kancer vret bashkëshortin dhe veten, nuk donte që ai të lidhej me një tjetër pas vdekjes së saj

0
218

Një grua me kancer ka vrarë burrin dhe veten pasi nuk donte që pas vdekjes së saj ai të lidhej me dikë tjetër. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur në Tajlandë, ku pasi vrau burrin Pilaiwan Kimaphan qëlloi edhe mbi veten. 38-vjeçarja u gjet e vdekur, e mbuluar me gjak, në shtratin e saj pranë bashkëshortit Montree, me një plumb në nofull.

Komshinjtë që dëgjuan të shtënat telefonuan policinë. Autoritetet e gjetën burrin me një plumb në ballë por që ende kishte shenja jete. Për fat të keq ai ndërroi jetë më vonë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here