Standard.al

Griezmann flet pas fitores ndaj Shqipërisë/ Nuk ishte e lehtë të luaje në atë fushë…

0

Pas ndeshjes, Antoine Griezmann është shprehur shumë i kënaqur me fitoren ndaj Shqipërisë.

Sulmuesi i Barcelonës theksoi se nuk ishte aspak e lehtë të luhej në një stadium të ri me një fushë e cila ka nevojë të përmirësohet akoma.

“Jemi shumë të kënaqur me fitoren. E dinim se do të ishte e vështirë. Nuk ishte e lehtë të luaje në atë fushë në një stadium të ri, fusha ka nevojë për përmirësim. E nisëm mirë dhe bëmë diferencën në pjesën e parë.

Sistemi ynë ka punuar shumë mirë. Tani do të luajmë në Europian dhe do të bëjmë çmos për ta fituar”, tha Griezmann.

Antoine Griezmann më në fund është zhbllokuar me golin e shënuar ndaj Shqipërisë. Ai ka gjetur rrjetën pas shtatë ndeshjeve “thatësirë” me kombëtaren e tij teksa Franca na ka mposhtur 2-0 në stadiumin tonë të ri “Air Albania”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.